Western Union
 

Tel: + 389 2 32 18 902   Bulevardi “Krste Misirkov” Q.T Mavrovka, Lam C, Kati  4,  1000 Shkup   |    Fillimi   |   English  |  Македонски  

Dërgesë Parash

Si të dërgosh para nga një Agjensi e Western Union®?

Me shërbimin Western Union® Transfertë ParashSM , ju mund të dërgoni para në mënyrë të sigurtë dhe të shpejtë, nga mbi 305.000 Agjensi të Western Union® , të përhapura në të gjithë botën.

Të dërgosh para është shumë e thjeshtë:

  • Mjafton që të shkoni në Agjensinë më të afërt, që ofron shërbimin Western Union® Transfertë ParashSM dhe të plotësoni formularin Dërgesë Parash.
    SHËNIM: Ky shërbim mund të mos jetë i vlefshëm në të gjitha agjensitë e Western Union®.
  • Dorëzoni formularin e plotësuar, shumën që do të dërgoni dhe komisionin përkatës. N.q.s kërkohet nga ligjet e shtetit përkatës dhe rregullat e Western Union®, mund të jetë e nevojshme që ju të paraqisni një dokument identifikimi të vlefshëm.
  • Punonjësi i Western Union® hedh në sistem të dhënat e formularit. Punonjësi do t’ju japë Numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN) dhe një kopje të formularit.
  • Telefononi Marrësin, jepini Numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN) dhe shumën e dërguar. Në rast se kërkohet nga ligjet e shtetit përkatës ose nga rregullat e Western Union®, mund të jetë e nevojshme që të shkruani një “Pyetje Provë”, e cila i jepet nga ju Marrësit të parave dhe ndihmon punonjësin e Western Union® që të bëjë identifikimin e tij.

Kontrolloni statusin e transfertës suaj

Western Union® ju ofron mundësinë të kontrolloni statusin e transfertës suaj. Për të kontrolluar nëse transferta juaj është kryer dhe paratë u janë dorëzuar Marrësit, ju mund të përdorni shërbimin on-line Money Transfer Tracking të Western Union®.

Dërgesë Parash me Internet

Western Union ® ju ofron mundësinë të kryeni transfertë parash me anë të internetit.
Shënim: Ky shërbim për momentin është i përdorshëm vetëm në gjuhën angleze.

Shërbimi i transfertës on-line me internet, bëhet vetëm për transfertat që nisin nga SHBA-ja. Në këtë rast, mund të jenë të aplikueshme kufizime të tjera. Për të dërguar para me anë të internetit klikoni këtu.

KOMISIONI

Dergesa parash Komisioni   Dergesa parash Komisioni
EUR   USD
       1,00      90,00      13,50   0,00         100,00         15,00
     91,00     180,00      20,00       101,00     200,00         22,00
    181,00     270,00      26,50       201,00     300,00         29,00
    271,00     360,00      32,00       301,00     400,00         35,00
    361,00     465,00      38,00       401,00     500,00         42,00
    466,00     665,00      49,50       501,00     750,00         54,00
    666,00     870,00      59,50       751,00  1.000,00         65,00
    871,00  1.075,00      69,00    1.001,00  1.250,00         76,00
 1.076,00  1.280,00      78,00    1.251,00  1.500,00         85,00
 1.281,00  1.535,00      89,00    1.501,00  1.750,00         98,00
 1.536,00  1.790,00      99,50    1.751,00  2.000,00       110,00
 1.791,00  2.050,00     109,50    2.001,00  2.250,00       120,00
 2.051,00  2.310,00     119,50    2.251,00  2.500,00       130,00
 2.311,00  2.500,00     129,50    2.501,00  2.750,00       140,00
         2.751,00  3.000,00       150,00
         3.001,00  3.200,00       160,00