Western Union
 

Tel: + 389 2 32 18 902   Bulevardi “Krste Misirkov” Q.T Mavrovka, Lam C, Kati  4,  1000 Shkup   |    Fillimi   |   English  |  Македонски  

Tërheqje Parash

Si të Terhqesh para nga një Agjensi e Western Union® ?

Të tërheqësh para në mënyrë të sigurtë dhe të shpejtë, tani është më e lehtë me mbi 305.000 Agjencitë e Western Union® të përhapura në të gjithë botën.

Të tërheqësh para është shumë e thjehtë:

  • Mjafton të shkoni në agjencinë më të afërt të Western Union® , të plotësoni formularin Tërheqje Parash dhe të shkruani Numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN).
  • Shënoni në formular shumën e përafërt që prisni të merrni, emrin e Dërguesit si dhe vendin nga dërgohen paratë.
  • Paraqisni një dokument identifikimi të vlefshëm (pasaportë ose letërnjoftim).
  • Brenda pak minutash tërhiqni paratë. Punonjësi i Western Union® , ju jep paratë dhe një kopje të formularit së transfertës.

Në varësi të shtetit përkatës dhe të shumës që do të tërhiqni, mund t’ju kërkohet t’u përgjigjeni një “Pyetjeje Provë”, për të verifikuar nëse jeni ju personi i duhur për të tërhequr paratë. Kjo pyetje shkruhet nga Dërguesi, me qëllim që ju të identifikoheni nga punonjësi i Western Union® . Sipas shumës së parave dhe shtetit përkatës, ju mund t’i tërhiqni paratë në cash ose çek.

Kontrolloni statusin e transfertës suaj

Western Union® ju ofron mundësinë të kontrolloni statusin e transfertës suaj. Për të kontrolluar nëse transferta juaj është kryer dhe paratë janë gati për t’u tërhequr, ju mund të përdorni shërbimin on-line Money Transfer Tracking të Western Union®.